Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 June 2026
Vizion fokus

Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja përjetojnë temperatura rekord...

Dy tërmetet shkatërruese, Rubio: SHBA-ja qëndron pranë Venezuelës, po...

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Tërmeti që goditi Venezuelën ishte...

Dorëheqja e Starmer dhe siguria e Evropës

Kryeministri Rama merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e...

VIDEO/ 40 sekonda tmerri në Venezuelën, momenti kur tërmetet...

Frikë për 100 mijë të vdekur në Venezuelë, lagje...

“Mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, Rama publikon mesazhin e...

Dy tërmete të fuqishme godasin Venezuelën, të paktën 32...

Starmer do të mbetet deputet pas largimit nga posti...

Kryeministri Rama merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës në Poloni

25 Qershor 09:53

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdańsk të Polonisë, me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësuesve të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile nga mbarë bota.

Konferenca synon të forcojë mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën dhe të mobilizojë investime për rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit. Punimet e saj do të fokusohen në sektorët më të prekur nga agresioni rus, përfshirë energjinë, infrastrukturën kritike dhe logjistikën, si dhe në forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes, të konsideruara thelbësore për procesin e rindërtimit.

Kryeministri Rama do të pritet nga Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në ceremoninë zyrtare të hapjes së Konferencës , ku më pas do të mbajë një fjalë përshëndetëse në sesionin e dytë plenar të saj.

Gjatë qëndrimit në Gdańsk, Kryeministri Rama do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me homologë, si dhe me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos.

Në kuadër të agjendës, Kryeministri do të takohet gjithashtu me drejtues të kompanive ndërkombëtare, përfshirë përfaqësues të sektorit të energjisë dhe investimeve, me fokus nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësive të reja të zhvillimit.

Konferenca për Rindërtimin e Ukrainës shërben si platforma kryesore ndërkombëtare për koordinimin e mbështetjes politike, financiare dhe ekonomike ndaj Ukrainës, duke bashkuar aktorë publikë dhe privatë në funksion të rimëkëmbjes dhe transformimit afatgjatë të vendit.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
konference Poloni rama

Nga e njëjta kategori

IKMT prish strukturat informale për shuarjen e gëlqeres në Krujë, digjeshin goma dhe mbetje të rrezikshme

më shumë...

Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja përjetojnë temperatura rekord ndërsa vala e të nxehtit përfshin Evropën Perëndimore

më shumë...

Daja godet me thikë nipin në Sukth, 25-vjeçari përfundon në spital

më shumë...

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë përfundojnë në spital, reagon policia, çfarë ka ndodhur me ta

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

11:21

IKMT prish strukturat informale për shuarjen e...

11:03

Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja përjetojnë...

10:56

Daja godet me thikë nipin në Sukth,...

10:52

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë përfundojnë...

10:24

Dy tërmetet shkatërruese, Rubio: SHBA-ja qëndron pranë...

10:08

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Tërmeti që goditi...

9:56

Dorëheqja e Starmer dhe siguria e Evropës

9:53

Kryeministri Rama merr pjesë në Konferencën për...

9:44

VIDEO/ 40 sekonda tmerri në Venezuelën, momenti...

9:37

Frikë për 100 mijë të vdekur në...

8:46

Aksident gjatë natës në aksin Lezhë–Milot, katër...

8:34

Helmohen sërish studentët e Akademisë së Sigurisë?...

8:21

“Mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, Rama publikon...

8:05

Moti sot, temperatura deri në 35°C, zonat...

7:57

Dy tërmete të fuqishme godasin Venezuelën, të...

10:43

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

10:26

Starmer do të mbetet deputet pas largimit...

10:18

Brukseli planifikon mision të ri në Liban,...

9:48

Moti i keq në Gramsh, breshëri shkakton...

9:35

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me...

Më të klikuarat

  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...
  • Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë
  • “Në një njohje me ish-fermeren e Ferma VIP”, Henri Rru...
  • Frikë për 100 mijë të vdekur në Venezuelë, lagje të rrafshua...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.