Në orët e vona të së enjtes u shënua viktima e shtatë në Shqipëri nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka ndërruar jetë një 85-vjeçare nga Tirana.

 

Ajo mbërriti me urgjencë gjatë pasdites në Spitalin Infektiv dhe ishte në gjendje të rëndë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

 

85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *