Një 21 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, për armëmbajtje pa leje.

 

Sipas policisë ndalimi i 21 vjeçarit me iniciale A.C. është bërë pas informacioneve të marrë nga qytetarët, se i riu lëvizste në kryeqytet me armë zjarri.

 

Arrestimi i tij është bërë në rrugën “Fadil Deliu” ku gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur në çantë një armë zjarri automatike, dy krehëra dhe një sasi fishekësh të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *