Humbja në Vlorë 1 me 0, në javën e 27 e ka kompromentuar edhe më shumë ecurine e Tiranës në këtë sezon.

Bardheblutë tani rrezikojnë seriozisht rënien pasi kanë vetëm 3 pikë më shumë sesa Kastrioti që është rivali poshte saj në rënditje e që lufton direkt me kryeqytetasit për mbijetese.

Goli i Sukajt dhe penalltia e humbur nga Imami i dha shpresë Flamurtarit për Europën dhe dënon Tiranën së cilës i prishi shumë punë edhe fitorja e Luftëtarit në kryeqytet kundër Partizanit apo triumfi i Kastriotit ndaj Kukësit.

Trajneri i bardhebluve Mema nuk i mbajti dot akuzat pas humbjes ndaj Flamurtarit duke thene se në në këtë kampionat po kënaqen provincat dhe ndeshjet po vendosen edhe ne tavolina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *