E diel, 18 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Çfarë po ndodh brenda PS, reagimi i Spiropalit? Mema: Veprim inatçor, Rama nuk do e përjashtojë

Çfarë po ndodh brenda PS-së, reagimi i fundit i Spiropalit dhe përplasja me Ramën? Kjo ka qenë një tjetër pikë diskutimi në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, mbrëmjen e kësaj të enjteje.

E ftuar në studio, gazetarja Enkelejda Mema u shpreh se, pavarësisht debateve, nuk beson që kryeministri Edi Rama do të ndërmarrë një vendim drastik për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i PS-së.

Reklamë

Sa i përket reagimeve të Spiropalit, Mema tha se vijnë si reagim inatçor pas largimit si ministre e Jashtme.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Borakaj: “Më përjashto”, e prisje këtë reagim?

Mema: Nuk besoj se Rama do të shkojë drejt përjashtimit të Elisa Spiropalit. Është një reagim në të drejtën e saj, por ka vetëm një problem: çështjet që ajo ngre janë brenda PS-së. Së dyti, nuk ka denoncime të qarta ndaj keqqeverisjes së Edi Ramës.

Borakaj: Flet për modelin Rama.

Mema: Po, por nuk i drejtohet me emër konkretisht. Nëse Spiropali do të mbante një qëndrim të fortë, do të rreshtonte disa akuza. Më tepër më duket si një çështje inatçore, për faktin se u largua nga Ministria e Jashtme.

Borakaj: Pra nuk qëndrojnë akuzat, apo akuzat nga personi që denoncon lënë hije dyshimi?

Mema: Patjetër. Ti je vonë në qëndrimet që mban. E thashë më herët që çdokush ka të drejtë të reflektojë. Por medalja ka edhe anën tjetër, sepse Elisa Spiropalin e ka bërë Edi Rama. Ka ardhur nga lëvizja “Mjaft”, pastaj G99; e mori Rama dhe e vuri fillimisht si drejtoreshë doganash, deri në ministre e kryetare Kuvendi. Shumë socialistë që kanë pasur edhe kontribute më të mëdha se Spiropali nuk e kanë arritur. Spiropali duhet të kërkojë falje edhe për kohën kur ajo ishte pjesë e kësaj, sepse problemi nuk nis sot.

Vazhdo të lexosh

Reklamë