Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas...

Situata e zjarreve në vend, ja si paraqitet deri...

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete akuzojnë kompaninë...

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi në rrugë

Alarm për lëndë plasëse në një furgon në Vlorë,...

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të mbetet në...

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 11 persona, dy të...

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/ Mesazhet tronditëse...

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri, arrestohet 65-vjeçari

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni i Mynihut...

Dëshmia e Ballës për “Partizanin”, Mema: Kallëzimi s’është bërë pa dijeninë e Ramës! Yzeiraj: Ishte bazuar tek lajmet

30 Prill 21:45

Në cilësinë e kallëzuesit të çështjes, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë dëshminë e tij për dosjen “Partizani” këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme.

Për togat e zeza, shefi i deputetëve socialistë, ka pretenduar se procesi i privatizimit të ish-klubit Partizani nuk është zhvilluar sipas procedurave ligjore dhe përfituesit kanë shfrytëzuar pushtetin e lidhjes së tyre familjare, konkretisht atë të kryeministrit të kohës, Sali Berisha.

Taulant Balla u shpreh se kallëzimin e ka firmosur si qytetar, jo si politikan.

E ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, gazetarja Enkeleda Mema tha se  është e vështirë të besohet se një kallëzim i tillë është bërë pa dijeninë e drejtuesve të Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si një vendimmarrje politike.

Ajo theksoi se përgjigjet e Ballës gjatë seancës ishin të përgjithshme dhe më shumë i referoheshin mediave sesa fakteve konkrete.

Nga ana tjetër, avokati Ermal Yzeiraj e cilësoi Ballën më shumë si kallëzues sesa dëshmitar. Ndërkohë, gazetari Denis Minga u ndal te mënyra e zhvillimit të seancës, duke ngritur shqetësime për trajtimin e të pandehurve në sallën e gjyqit.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ka qenë në siklet Z.Balla sot?  Sa i sinqertë ishte në atë që tha se kryeministri Edi Rama s’ka pas dijeni në kallëzim?

Mema: Nuk besoj se ka qenë një kallëzim pa dijeni e z.Ramës. Madje, para shumë kohësh, para se të bëhej kallëzimi, ka qenë në dijeni se ka qenë edhe një konferencë për mediat, dhe asaj kohe vetrë unë e kam pyetur. Sigurisht që është një vendimmarrje e Partisë Socialiste. Nuk mendoj se Balla shkon i drejtohet SPAK pa dijeninë e PS dhe Ramës. Ajo që më bëri përshtypje ishte se përgjigjet e Ballës i referoheshin mediave, nuk kishte përgjigje thelbësore që të hetonte. Diçka për të mbetur në mendje nuk është se kishte. Ishte një seancë e qetë. Madje, në disa pyetje-përgjigje dukej sikur Balla nuk kishte përgjigje në disa raste.

Yzeiraj: Z.Balla është një dëshmitar që thjesht ka parë ca lajme dhe i ka sjellë në formën e një kallëzimi. Më tepër është dëshmitar se sa kallëzuesi vetë.

Minga: Të gjithë ishin ulur para kafazit sot, edhe klienti edhe avokati. Të gjithë të pandehurit janë me avokatët e tyre, nuk janë në kafaz. Këtë nuk e kuptoj pse një gjyqtar të jetë me kafaz, një pa kafaz. Kjo është në vendimin e vetë gjyqtarit. Unë jam interesuar dhe më kanë thënë është çështje salle, por ja që nuk qenka.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Balla malltezi Quo Vadis Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit me magnitudë 7.7

më shumë...

Situata e zjarreve në vend, ja si paraqitet deri tani

më shumë...

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete akuzojnë kompaninë “Meta” për dëmtimin e të rinjve

më shumë...

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:03

Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim...

10:29

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

10:15

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë...

10:06

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin...

9:56

Situata e zjarreve në vend, ja si...

9:51

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete...

9:42

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi...

9:28

Alarm për lëndë plasëse në një furgon...

9:19

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

8:50

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të...

8:32

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 11 persona,...

8:29

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/...

8:16

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri,...

8:05

Kurti dhe Abdixhiku “rishtrëngojnë duart”, flasin për...

8:00

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni...

7:55

NATO në alarm? Trupat zhvillojnë stërvitje në...

7:33

Barcelona godet në merkato, siguron yllin e...

7:27

Kapet në flagrancë zjarrvënësi në Mirditë, Lamallari...

7:07

Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë,...

7:04

Aksident tragjik në Tiranë, shoferi 23 vjeçar...

Më të klikuarat

  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para...
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.