Emanuel Leka është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet se theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të shitur doza kanabisi.

“Nga kontrolli fizik, 28-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje”, njofton policia.

Më tej, nga verifikimet rezultoi se ky shtetas aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *