Një sulm ukrainas me dronë shkaktoi shpërthime zjarri, duke detyruar autoritetet të evakuojnë me urgjencë disa zona të qytetit Taropets, në rajonin Tver të Rusisë.
Guvernatori i Tverit, Igor Rudenia, siguroi më herët përmes Telegramit se situata ishte nën kontroll dhe zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit. Po ashtu, ai shtoi se mbrojtja ajrore ruse vazhdoi të zmbrapsë një sulm masiv me dronë ukrainas në qytet.
Sipas burimeve ukrainase dhe ruse, një depo e madhe municionesh është në flakë.
Sipas një kabllogrami të agjencisë ruse të lajmeve RIA që u transmetua në vitin 2018, forcat e armatosura ruse po ndërtonin një objekt të madh ku do të ruheshin raketa, municione dhe eksplozivë.
Taropets, një qytet me një histori njëmijë vjeçare, sot ka një popullsi prej pak më shumë se 11,000 banorë. Nuk ka pasur viktima nga sulmi në Tver./vizionplus.tv





