Pas lajmeve që qarkulluan pasditen e të mërkurës, kryesisht në portale në lidhje me probleme të mundshme në stadiumin e ri që nuk ishte gati për duelin me parë me Francën, ka reaguar zyrtarisht FSHF.

 

Drejtori i PR në këtë institucion Andi Verçani i ka quajtur të gjitha këto lajme të paverteta dhe spekulime. Vercani thote se Uefa e ka dhenë “ok” për zhvillimin e ndeshjes në stadiumin e ri  duke lëne verem disa porosi të vogla.

 

Madje Verçani shtoi për Vizion Plus se nuk eshte aspak e vërtete edhe informacioni se ka probleme me sistemin e gazetareve.  Zyrtari i FSHF pohon madje se për punonjësit e medias ka më shumë vende sec parashikon vetë UEFA.

 

“FSHF dëshiron të informojë opinionin publik se në një vepër publike madhore siç është stadiumi i ri Kombëtar, ka pasur dhe ka probleme të vogla të cilat ndeshjen në çdo investim madhor, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Ne ju sigurojmë se të gjitha zërat që kanë dalë se ka probleme në lidhje me sistemin e transmetimit dhe akomodimin e gazetarëve, janë totalisht të pavërteta. Çuditemi nga fakti se nga kanë dalë këto informacione”

 

 

Andi Verçani shton se takimi me Francën do të jetë nje festë futbollistike në nje impiant modern që do të mirëprese kuqezinjte kundër “gjelave” me 17 nëntor.

 

“Stadiumi është i kategorisë së katërt, pasi i mungon vetëm kriteri i kapacitetit për të pasur kategorinë maksimale (pestë). Ka të gjitha vendet për komentatorët, të gjithë vendet në Kategorinë A për një ndeshje si Shqipëri-Francë. Ka 105 vende në pozicionin më të mirë në stadium për komentatorët dhe gazetarët sportiv. UEFA, në manualin e stadiumit kërkon 75 pozicione të tilla (me tavolinë), ndërsa impianti e ka tejkaluar këtë shifër. Sigurisht që kjo gjë dhe gjithçka tjetër do të raportohet ditë pas dite te UEFA, derisa të verifikohet edhe linja e internetit e gjithçka tjetër. Stadiumi e ka marrë miratimin që aty të luhet ndeshja Shqipëri-Francë. Miq gazetarë dhe sportdashës, ju mirëpresim në stadiumin e ri kombëtar për ndeshjen kualifikuese kundër Francës”

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *