Vetëm 10 ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Ferma VIP 3” dhe gara po hyn në fazën më të nxehtë të saj. Pas një jave të mbushur me debate, akuza dhe tensione, nata e 21-të prime pritet të sjellë zhvillime vendimtare për rrugëtimin e fermerëve drejt çmimit të madh.
Në fermë duket se askush nuk është më i gatshëm të bëjë kompromis, ndërsa rivalitetet janë bërë më të dukshme se kurrë. Aleancat po testohen dhe raportet mes fermerëve po kalojnë në një provë të fortë, pikërisht në momentin kur çdo veprim mund të ndikojë në rrugën drejt finales.
Një nga temat që pritet të marrë vëmendje gjatë spektaklit është raporti mes Sonit dhe Sarës.
Pas afrimitetit që kanë treguar gjatë rrugëtimit në fermë, së fundmi mes tyre janë vënë re krisje dhe qëndrime të ndryshme, duke ngritur pikëpyetje nëse miqësia e tyre po kalon një moment të vështirë apo nëse gjithçka është thjesht pasojë e presionit të lojës.
Por surprizat nuk do të mungojnë. Produksioni ka paralajmëruar një surprizë të madhe, e cila pritet të ndryshojë atmosferën në fermë dhe të sjellë emocione të forta.
Momenti më i rëndësishëm i mbrëmjes mbetet televotimi. Pas shtyrjes së eliminimit në Prime-in e kaluar, sonte publiku do të vendosë përfundimisht se kush do të largohet nga gara mes Ilirit, Sarës dhe Zhakut.
Tre prej personazheve më të komentuar të këtij edicioni presin verdiktin e publikut, ndërsa largimi i njërit prej tyre do të ndryshojë ekuilibrat e lojës vetëm pak ditë para finales.
Me emocionet që shtohen nga dita në ditë dhe me garën që po shkon drejt fundit, nata e 21-të Prime premton përballje, surpriza dhe një eliminim që mund të ndikojë drejtpërdrejt në rrugën drejt kurorëzimit të fituesit të “Ferma VIP 3”.





