Subscribe

“Turizmi në treg”, kjo ka qenë tema që është diskutuar këtë të mërkurë në “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj.

I ftuar në studio eksperti për sigurinë, Fatjon Softa, ka dhënë alarmin duke ju bërë thirrje organeve ligjzbatuese që të rrisin sa më shumë vigjilencën pasi jetojmë në një moment konfliktesh botërore.

Sipas tij duke parë atë që ka ndodhur në Rusi dhe Stamboll edhe Shqipëria duhet të bëjë kujdes, pasi bashkë me turizmin mund të vijnë edhe goditjet terroriste.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Konsiderohet Shqipëria një vend i sigurtë?

Softa: Deri më sot ne nuk kemi patur një përcaktuar se si do të jetë ky vend. Nuk ka patur një strategji.

Pranvera Borakaj: Është një vend KÇK.

Softa: Nuk kemi parë një perspektivë se si do të jetë Shqipëria. Ne mendojmë se duhet të krijojmë disa kushte. Tirana është serbatori kryesor i turizmit. Por Tirana ofron këto vështirësi, ku është taksia.

Pranvera Borakaj: Kemi më duket dhe autobus?

Softa: Jo flas nëse del nga Tirana për të parë edhe vende të tjera. Nuk ka një lidhje mes terminaleve. Ti nuk ke tren. Kur vinë me makina me qira nuk dinë ku të parkojnë. Nuk ke një lidhje mes veriut dhe jugut, dhe të flasim për autostradën e detit. Ne përqendrohemi në 3-4 pika dhe atij i themi turizëm ne. Nuk mund të ketë turizëm pa siguri. Kemi siguri ushqimore, atë shëndetësore. Çfarë sigurie ka dikush kur vjen këtu. Pastaj vijmë te siguria reale, nga ajo në vijnë e ujit kur kemi patur incidente. Sezonin e kaluar patëm një përmirësim. Kemi pasiguri në vijën e ujit pasi automjetet motorike nuk kanë kontroll. Kemi pasigurinë e transportit pasi ka shumë aksident. Problemi tjetër në këtë vend është se kemi një situatë ku konfliktet në botë janë agravuar, dhe mundet që edhe të goditemi në sezon. Pamë Rusinë si u godit nga akt terrorist, pamë Stambollin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *