E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnikov

Foto ilustruese

Tiranë – Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme tek Urëa e Babrroit, raporton gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.

Sipas informacioneve paraprake, policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e një 18-vjeçari, i dyshuar si autor i ngjarjes. Dyshohet se i riu ka qenë i armatosur me kallashnikov.

Reklamë

Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar. Mbetet e paqartë nëse i riu ka qëlluar në ajër apo në drejtim të ndonjë objekti apo personi.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë