E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 49 minuta më parë
Kronikë

Aksidentohet makina e policisë në aksin Levan-Tepelenë

Një automjet i policisë së Gjirokastrës është aksidentuar në rrugën kombëtare Levan-Tepelenë.

Makina e policisë ishte duke u kthyer nga Tirana dhe pranë fshatit Kashishtë, Fier është përplasur me një furgon tip “Mercedes”. Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për dokumentimin e shkaqeve të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.