Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në një postim në “Truth” se Republika Islamike e Iranit ka lëshuar të paktën katër dronë ndaj anijeve që lundronin në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas tij, një prej dronëve ka goditur kuvertën e një anijeje të madhe mallrash, duke shkaktuar dëme, ndërsa tre të tjerët janë rrëzuar.
Trump e cilësoi ngjarjen si një “shkelje serioze” të armëpushimit, pa dhënë detaje të tjera mbi rrethanat.

Ndërkohë, të dhënat e gjurmimit detar tregojnë një ulje të qarkullimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, pas një incidenti të mëparshëm ndaj një anijeje të menaxhuar nga një kompani tajvaneze.
Sipas analizave të të dhënave detare, disa tankerë vijojnë të kalojnë përmes ngushticës, por fluksi i përgjithshëm është më i ulët krahasuar me ditët e kaluara, në një situatë që mbetet e tensionuar në këtë nyje strategjike të transportit të naftës.





