E enjte, 15 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 21 minuta më parë
Video · Vendi

Debate mes PS e PD për protestat, Mazniku: Tubimet normale në demokraci. Boçi: Qeveria të ballafaqohet me qytetarët

Protestat për çështjen e Zvërnecit sollën reagime nga anëtarët e Komisionit të posaçëm të reformës territoriale, të cilët vijojnë turin e takimeve në çdo bashki të vendit.

Nga Korça, bashkëkryetari socialist Arbjan Mazniku i cilësoi tubimet si një fenomen normal që ndodh në çdo vend demokratik.

Reklamë

“Ne jemi një vend i lirë. Njërëzit kanë të drejtën të votojnë, diskutojnë dhe protestojnë. Sot jemi në diskutime për reformën territoriale, një process që vjen nga një sistem demokratik. Kjo në fakt është shenjë e një demokracie të shëndetshme, ku të gjitha këto gjëra funksionojnë”, tha Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i PS i Reformës Territoriale

Por ndryshe mendon demokrati Luçiano Boçi, i cili u shpreh se diskutimet për reformën territoriale janë të kota, në një kohë kur qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë aktuale.

Reklamë

 “Ka një lloj nonsensi por unë gjykoj që çdo fjalë e qytetarit brenda në sallë është një formë e të protestuarit për të gjitha ato probleme që po protestojnë sot qytetarët. Kjo qeverisje ka një gjë, shmang ballafaqimet me qytetarët. Ky ka qenë rasti i parë dhe vërtetë mezi i kanë përtypur fjalët e qytetarëve”, u shpreh Luçiano Boçi, bashkëkryetar i PD i Reformës Territoriale

I pyetur nga gazetarët për thirrjet se në protestë nuk kërkohet vetëm largimi i qeverisë por edhe liderit të opozitës, Boçi shtoi se ato janë kërkesa të simpatizanteve socialiste dhe jo te protestuesve.

Më shumë video

Reklamë