Sipas raportit më të fundit të publikuar nga INSTAT rezulton se edhe Shqipëria po plaket si shume vende të botës. Në raport theksohet se numri i lindjeve është përgjysmuar, ndërsa është rritur mosha e grave qe bëhen nena.

 

Nëse 60 vjet me pare, 6 fëmijë konsideroheshin normale për një familje shqiptare, sot ky numër është reduktuar mesatarisht ne 1 deri 2 lindje.

 

Ndërkohë ekspertët për të ulur sadopak këtë dukuri kanë marrë një sërë politikash sociale të cilat pritet të vijnë në ndihmë të këtij fenomeni. Për të folur më shumë rreth këtyre nismave të marrë e ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus është drejtoresha e INSTAT, Delina Ibrahimaj.

 

Sipas saj një nga politikat e ndërmarra është integrimi i moshës së moshur pra 65+, në proceset ekonomikisht aktive është një tjetër politike e cila mund të ndërmerret për uljen e barrës në sigurimet shoqërore në kontribute të kësaj moshe

 

Më poshtë intervista e plotë e drejtoreshës së INSTAT e dhënë për Vizion Plus;

 

Shqipëria duket se po kalon sëmundjen që Europa e ka nisur ta ruajë që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, që është plakja e popullsisë. Çfarë të dhënash kemi aktualisht sot për popullsinë e Shqipërisë?

Siç e përmendët dhe ju tashmë Shqipëria po vuan sëmundjen që Evropa ka kohë që e vuan. E ka kaluar tranzicionin e parë demokrafik dhe ka hyrë në tranzicionin e dytë, i cili është i karakterizuar nga disa dukuri të ndryshme. Plakja e popullsisë është e lidhur me rritjen e jetëgjatësisë mesatare, është e lidhur me martesat më të vonta, është e lidhur me moshën më të lartë të nënave, është e lidhur me shkëputjen e lidhjes ndërmjet martesës dhe lindjes, është e lidhur me emigracionet, me emancipimin e grave, me metodat kontraceptive, të gjitha këto janë dukuri që janë shpjeguar shumë mirë te raporti i publikuar këtë të mërkurë, i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe fondit të popullsisë.Në fakt struktura e popullsisë shqiptare siç e tha dhe kronika juaj, është mosha 65+ pra është mosha e moshuar, është rritur në 13% të popullsisë. Ky është një proces, i cili ka ardhur gradual dhe është shoqëruar praktikisht me të gjitha këto dukuri që unë sapo shpjegova.

 

Nga njëra anë është ulja e lindshmërisë, nga njëra ana është ulja e lindjeve dhe nga ana tjetër rritja e moshës së jetëgjatësisë . Çfarë rreziku i vjen Shqipërisë nga kjo dukuri, çfarë parashikimi i besueshëm mund të  bëhet, për këtë popullsi që jemi më pak se 3 milion banorë?

Në fakt jemi më pak se 2.9 milion banorë por parashikimet INSTAT, bën disa projeksione të popullsisë e cila tregon se mosha mesatare pra 65+nga 13% që është sot, në dekadat e ardhshme do të shkojë në nivelin 35%. Kjo rritje bëhet një barrë e madhe për sistemin e sigurimeve shoqërore dhe kjo patjetër duhet të shoqërohet  me politika të përcaktuara të shtetit ku kjo moshë duhet të mundohet të jetë ekonomikisht aktive.

 

Si është Shqipëria krahasuar me vendet e tjera të ngjashme për nga sipërfaqja, popullsia dhe zhvillimi ekonomik?

Treguesit e popullsisë tregon se Shqipëria vazhdon të jetë një popull i ri, në krahasim me vendet e tjera të Europës, ndonëse lindshmëria ka rënë, është nën nivelin e zëvendësimit, i cili është në nivel 2.1 fëmijë. Ndërkohë që aktualisht ky nivel indeksti i fertilitetit në Shqipëri është 1.48, mesatarisht. Megjithatë, indeksti i fertilitetit jetëgjatësia në lindje kanë ardhur në nivelet e Evropës por në krahasim mosha e popullsisë është akoma e re pasi ne trashëgojmë një strukturë popullsie shumë më të re dhe një nivel linshmërie shumë më të lartë.

 

Çfarë masash rekomandojnë statisticienët, demografët për një vend si Shqipëria. Një zgjidhje që Evropa ka gjetur përshembull pas luftës së Dytë Botërore ka qenë hapja e dyerve për emigrantët sidomos nga frika po në Shqipëri qeveria mori vendimin për të nxitur lindjen e fëmijëve me shumë, për çdo fëmijë të lindur duke filluar nga Janari, 2019.

Kjo është një politikë e ndërmarrë nga qeveria, e cila ndërkohë që unë jam në dijeni të politikave të tjera që janë duke u ndërmarrë si përshembull mbështetja për strehimin, e cila gjithashtu është një politikë që ndihmon reduktimin e emigracionit dhe mirëqenien e familjes në përgjithësi. Në dijeninë time Bashkia e Tiranës është duke mbështetur familjet e reja për të marrë kredi të buta për strehim. Ndërkohë integrimi i moshës së moshur pra 65+, në proceset ekonomikisht aktive është një tjetër politike e cila mund të ndërmerret për uljen e barrës në sigurimet shoqërore në kontribute të kësaj moshe. Nga ana tjetër politika të emigracionit, patjetër që janë politika që vendet e Evropës i kanë ndërmarrë për të rinuar popullsinë e tyre, por duhet të marrim parasysh se emigracioni është një dukuri që të gjithë vendet e Evropës Lindore që kanë hyrë në procesin e anëtarësimin në BE, apo janë bërë anëtare e kanë pësuar këtë dukuri pasi është në konceptin bazë të Bashkimit Evropian, lëvizja e lire e kapitalit njerzor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *