Avokati Geraldo Durda, i cili humbi vëllanë dhe të afërmit e tij para 13 vitesh në shpërthimin e fuqishëm në Gërdec, ka një thirrje për kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
I ftuar në emsionin “7pa5”, ai kërkoi nga Celibashi që Fatmir Mediu, një nga të akuzuarit e çështjes Gërdeci, të mos regjistrohet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit si kandidat për deputet.
“Komenti im është vetëm apelim për drejtësinë shqiptare: të vënë drejtësinë për 26 jetët e humbura. Ajo që ndodhi në Gërdec ishte krim i organizuar, jo aksident teknologjik. Këto duhet të zbardhë drejtësia shqiptare. Mbajmë shpresa të mëdha në Strasburg. Dua t’i bëj thirrje kunatit të Fatmir Mediut, Ilirjan Celibashit, kreut të KQZ, që mos ta regjistrojë në këto zgjedhje si kandidiat për deputet. Është nje person që i është shmangur drejtësisë duke patur mandatin e deputetit.”
Durda u shpreh se para një jave, familjet e prekura kanë depozituar në SPAK një kallëzim penal, ku kërkojnë rigjykimin e Fatmir Mediun.
“Ka institucione përjegjëse dhe një pushtet lokal që duhet të jepte informacion se çfarë po ndodhte. Asnjëri nga këta nuk ka reaguar. Pse? Kush ishte i përfshirë që institucionet nuk reagonin? Gjykata e Lartë në vitin 2009 nisi gjykimin për 30 të pandehur, për shkak të cilësisë që kishte një prej të akuzuarve, Fatmir Mediu, çështja u nda. Këtu filloi edhe kalvari i Gërdecit. Fatmir Mediu është i vetmi nga 30 të akuzuarit nga prokuroria shqiptare që nuk është gjykuar. 13 vite nga ajo ngjarje, por janë kapur të gjitha afatet ligjore që ky shtetas të hetohet dhe gjykohet. Para një jave kemi depozituar në SPAK një kallëzim penal, ku të çojë për gjykim Fatmir Mediun në lidhje me ngjarjen e tragjedisë së Gërdecit. SPAK është i vetmi që këtë shtetas, i cili nuk është gjykuar për shkak të imunitetit, të ridërgojë për rigjykim tani që nuk ka imunitet. Është prova e radhës që shtetasit shqiptarë nuk janë të barabartë. Jetët e disa personave nuk janë të barabarta me disa funksiononarë.”





Po miku i Rames shperthehu Gerdecin per te pru Ramen ne pushtet.Edhe 21 janarin Rama coi fakiret te djegin kryeministrin. Edhe 97 ten keto komunistet e ben se moren nga Serbija mbi 30 mijlon markaGjermane per te djegur Shiperin.Edhe Piramidat ata i ben se ata kishin parat qe i rropen popullit per 50 vite.