Shpërthimi me eksploziv në oborrin e një banese në Vlorë, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar.

 

Sipas policisë në lidhje me ngjarjen e ndodhur të shtunën ne Vlorë, në oborrin e banesës së shtetasit F. O., ku ka shpërthyer një sasi eksplozivi duke shkaktuar vetëm dëmtime të vogla materiale, pas hetimeve intensive është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, motivit të saj, si dhe identifikimi e shpallja në kërkim e autorit të dyshuar.

 

Dyshohet se autori i kësaj ngjarje të jetë i biri i shtetasit F. O., (shtetasi E. O.,), ku shkak dyshohet se janë bërë motivet e pronësisë dhe konflikteve të vazhdueshme midis tyre.

 

Ndërkohë policia vijon punën për arrestimin e shtetasit me iniciale E.O.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *