Subscribe

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në Aachen, Gjermani ku mori pjesë në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”në Charlemagne Prize on Europe.

Kreu i qeverisë u ndal te lufta që vendi ynë po bën kundërr korrupsionit.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai i tregoi të pranishmëve një histori me pjesëtarë të ambasadës gjermane, të cilët duke jetuar në Shqipëri, “u ushqyen” me sjelljet e shqiptarëve.

Sipas kryeminsitrit, duke parë shqiptarët që nuk vendosnin rripin e sigurimit gjatë drejtimit të makinës, edhe shtetasit gjermanë filluan të bëjnë të njëjtën gjë.

Edi Rama: Të luftosh korrupsionin është në fakt të ndërtosh shtetin, të ndërtosh sisteme që e bëjnë të pamundur që korrupsioni të ndërhyjë në jetën e përditshme të njerëzve. Disa kohë më parë në Shqipëri ishte problem vendosja e rripit të sigurimit në drejtimin e automjetit. Liria mund të vijë brenda një dite, por demokracia ka nevojë për më shumë kohë. Shqiptarët morën makinat e para private dhe nuk ishin rehat të vinin rripat e sigurimit. Por shqiptarët që vinin në Gjermani dhe jetonin në Gjemrani nuk e çonin ndërmend të drejtonin makinën pa vënë rripin e sigurimit. Kam parë pjesëtarë të ambasadës gjermane që i japin makinës pa rrip sigurimi në Tiranë.

Pra nuk ka të bëjë me njerëzit, por me sistemin, ka të bëjë me institucionet, me mjedisin ligjor që të jetë mbi gjithçka tjetër. Kjo është beteja. Korrupsioni lind së bashku me lirinë dhe me të drejtat e njeriut. Për ta shmangur korrupsionin që të bëhet alternativë duhet të kesh një shtet, të kesh institucione. Është një proces që unë e them përherë që bekimi i vendeve si puna jonë është BE. Pra BE bën gjithça që ne kemi nevojë, na jep mjetet e ndërtimit të institucioneve, na jep korrupusin ligjor për ta miratuar dhe na luan mendsh sepse nuk është e lehtë. Është njësoj si të studiosh për një kohë shumë të gjatë dhe më në fund të jesh në gjendje që të diplomoshesh dhe të dalësh në jetë me këto dije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *