Subscribe

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut votuan për zgjedhjen e Presidentit dhe parlamentit nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes. Kjo është hera e parë qe u mbajtën  zgjedhje të dyfishta.

Mbi 1.8 milionë qytetarë me të drejtë votë për zgjedhjet presidenciale dhe ato të përgjithshme shprehen vullnetin e tyre.

Procesi i votimit u mbyll pa incidente, ndërsa sipas Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve, pjesëmarrja ishte  më e lartë  se në  zgjedhjet e vitit 2019. Po ashtu u konfirmua  se u arrit pragu i nevojshëm i daljes së qytetarëve në votim që zgjedhjet presidenciale në vend të cilësohen të vlefshme. Për zgjedhjen e parlamentit të ri marrin pjesë 17 parti dhe koalicione.

Në kampin shqiptar, gara zhvillohet mes Frontit Evropian i cili kryesohet nga Bashkimi demokratik për Integrim dhe koalicionit opozitar VLEN. Në radhët e Frontit Evropian garojnë edhe pesë parti politike të bashkësive etnike turke, rome dhe boshnjake.

Ndërsa mes maqedonasve beteja kryesore ka vënë përballë VMRO DPMNE dhe LSDM.

Analisti Albert Musliu, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Aleksandër Furxhi ka bërë një analizë të detajuar të situatës zgjedhore.

Intervista e plotë:

-Garë mes 17 partive apo koalicioneve, qendrat e votimit duhet të jenë mbyllur. Cilat janë pritshmëritë? Çfarë thuhet dhe çfarë pritet aty?

Musliu: Kemi dy cikle zgjedhore. Njërin e kemi presidencial raundi i dytë dhe kemi edhe atë parlamentar. Fatkeqësisht në raundin e parë presidencial dallimi mes kandidatit të opozitës maqedonase VMRO-DPMNE, zonjës Siljanovska me zotin Pendarovski ishte tepër e madhe. Sot shohim se është një betejë e ngushtë. Në rast se censusi kalon do të jetë shumë e qartë se dallim ka mbi 100 mijë vota ndërmjet votuesve që kanë votuar në zgjedhejt presidenciale dhe ato parlamentare dhe nëse Presidentja e re…nëse fiton, nëse kalon censin…kjo nuk është një pyetje  nëse do të fitojë apo jo, por nëse do të arrijë censusin. Nëse fiton do të jetë shumë e qartë se ajo nuk e ka mbështetjen e votuesve shqiptarë. Nëse nuk kalon hyjmë në një fazë pak më ndryshe. Besoj se zgjedhjet presidenciale do të mbahen shpejt, mendoj se për 45 dit do të ketë zgjedhje presidenciale nëse nuk arrihet censusi. Uroj që në zgjedhjet e ardhshme narrativi i shqiptarëve të jetë shumë më ndryshe dhe shqiptarët të organizojnë një formë më të mirë që edhe vota e tyre të jetë më me rëndësi për zgjedhjen e Presidentit.

-Nëse kalohet censusi apo pragu cilat janë gjasat e përfshirjes së faktorit shqiptar në qeverinë pas zgjedhjeve? Cilat janë kalkulimet më të mundshme?

Musliu: Në vitin 2006 kishte një rast kur një parti shqiptare e cila humbi iu bashkangjit qeverisë së Gruevskit. Ajo doli e pasuksesshme, mbaroi pas 15 muajsh me zgjedhje të parakohshme. Edhe me një marrëveshje, ne e quajmë “marrëveshja e majit”, e cila brenda saj ka parakushtin që për qeverinë e ardhshme duhet të negociojë fituesi i komunitetit shqiptar me qëllim që të pamundësohet majorizimi. Brendësia e asaj marrëveshjeje nuk bën mbrojtjen e shumicës, por bën mbrojtjen e popullit të dytë sipas numrave. Edhe ajo do të jetë parakusht për formimin e qeverisë së re. Mund të ndodhë që gjithë partitë shqiptare që hyjnë në qeveri, nëse VMRO-DPMNE insiston të bashkëpunojë me opozitën shqiptare.

-Sa ndikon në kursin pro perëndimor të Maqedonisë së Veriut fitorja e VMRO-DPMNE?

Musliu: Është më se e qartë  se VMRO-DPMNE te kampusi maqedonas ka fituar, por nëse ajo nuk e ndryshon narrativën, qëndrimet do të thotë bllokim i procesit të integrimit evropian. Ne momentalisht jemi në një situatë autostop ku vetë e pamundësojmë hapjen e kapitujve me mosvotimin e kushtetuës dhe futjen e bullgarëve. Është fakt i pamohueshëm se Kushtetuta nuk ndryshon pa VMRO-DPMNE, kështu që të gjithë ne shpresojmë se në periudhën që vijon, edhe si parakusht i formimit të qeverisë së VMRO-DPMNE, do të jetë gatishmëria e saj që të hyjë në ndryshimet ksuhtetuese edhe në formimin e qeverisë së re dhe të zhbllokojë integrimet tona evropiane. Nëse ajo nuk ndodh uroj që partitë politike shqiptare të kenë qëndrim ashtu siç e kishin para zgjedhjeve dhe mos koalicionojnë një qeveri e cila do të mundësojë bllokimin e integrimeve tona evropiane dhe hapjen e kapitujeve./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *