Subscribe

Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi janë në rol dhe po marrin benefitet e tyre në “luftën” kundër qeverisë. I këtij mendimi ka qenë pedagogu dhe moderatori i “Armikut të Popullit” Rezart Prifti.

Nga studio e Quo Vadis, ai tha se secili prej tyre është një rrogëtar, që çdo veprim e bëjnë për përfitime të tyre dhe në dëm të Shqipërisë.

Ata janë në rol, në bordero. Secili ka rolin e vet që në fund të ditës është i nevojshëm për sa kohë që marrin benefitet e veta. Janë rrogëtarë. Si shumë njerëz bëjnë punë të ndershme, edhe ata e kanë punë në dëm të Shqipërisë. Nuk u plasi për Shqipërinë. Lufta që bënë këta me molotov përfundoj me dy komisione parlamentare për tu hedhur hi syve shqipatrëve.

Asgjë nuk është uzurpuar. Vota nuk është ngritur mbi drejtësi, por sakrifica. Do shkojë dikush të marr opozitën. Konteksti jonë është i tillë, që nuk prodhojmë lidera, por ndjekës të krimbur nga këmbët dhe nga koka. Basha nuk ishte projektuar për lider, por luajti bixhoz rrugës”, tha Prifti./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *