E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Qeveria kërkon punëtorë të huaj, negociohet me një shtet për të furnizuar sektorin e turizmit

Për t’i dhënë zgjidhje krizës për fuqi punëtore që po përjeton biznesi vendas, qeveria ka vendosur të ndërhyjë duke sjellë punonjës të huaj në Shqipëri.

Pa shpjeguar se me cilin shtet po negocion Shqipëria, Albin Gega, drejtor I PUNESIMIT në Ministrinë e Ekonomisë, sqaroi se te huajt kekrohen kryesisht në sektorin e turizmit dhe në fasoneri.

Reklamë

Burimet konfirmojnë se negociatat po bëhen për një numër prej 40 mijë punonjësish.

“Jemi në përfundim të një kontrate me një shtet që ka punëtorë shumë të kuaklifikuar në sektorin e turizmit dhe manifakturën. Shumë shpejt do të bëhet lidhja e kësaj kontrate dhe shumë shpejt do të kemi punonjës të kualifikuatr në Shqipëri, që veç punonjësve tanë, do të plotësojnë kërkesat e biznesit për krah të kualifikuar pune”, tha Albin Gega, drejtor i punësimit dhe arsimit profesional, ministria e Ekonomisë.

Reklamë

Veç punëtorëve të huaj, biznesi fason shprehet se po bashkëpunon me shkollat profesionale për të plotësuar vendet vakante.

“Në fokus kemi trajnimin dhe aftësimin profesional të punonjësve që kemi, por edhe bashkëpunim me shkollat profesionale. Është një zinxhir prodhues”, tha Edvin Prençe, nga shoqata “pro-eksport”.

Në vitet e fundit biznesi vendas ka eksperimentuar duke punësuar punonjës nga vende si Bangladeshi, Nepali, etj. por kjo nuk rezultoi zgjidhje sepse ata e përdornin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në vendet e BE./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë