SHBA njofton një ekzekutim “live”, pushkatimi i Nidal Hasan pritet të bëhet në 3 dhjetor. Vrau 13 persona

Autoritetet amerikanë kanë njoftuar se ekzekutimi i Nidal Hasan, ish-mjek psikiatër i ushtrisë amerikane mund të transmetohet drejtpërdrejt.
Hasan u dënua me vdekje për vrasjen me armë zjarri të 13 personave në bazën ushtarake Fort Hood, në Teksas në vitin 2009.
Ekzekutimi është planifikuar në datën 3 dhjetor dhe nëse diçka e tillë realizohet, ai do të bëhet personi i parë që do të vritet me pushkatim nga ushtria amerikane që nga viti 1945.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka mbështetur vendimin,duke deklaruar se publiku duhet të kuptojë pasojat e rënda të krimeve të tilla. Sipas Pentagonit, presidenti Donald Trump ka miratuar ekzekutimin.
Nidal Hasani u shpall fajtor në vitin 2013 për vrasje me paramendim. Sulmi ndodhi pak javë para se ai të dërgohej në Afganistan. Në gjykatë, Hasani kërkoi falje për krimin dhe gjatë gjyqit ushtarak ai pohoi se besonte se po mbronte myslimanët dhe talebanët në Afganistan.
Ndërkohë, ekspertët e ligjit ushtarak e kanë kritiukuar idenë e transmetimit të drejtpërdrejtë te ekzekutimit.




