Subscribe

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, njëherësh depuetja e PD-së, Jorida Tabaku ishte e ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus.

Deputetja tha se SPAK, pavarësisht problematikave që mund të ketë është një nga institucionet më të besuara. Goditja në radhët e larta të Partisë Socialiste, sipas saj ka shqetësuar qeverinë.

Tabaku: Unë lexoj sondazhe dhe shoh që është një nga institucionet më të besuara, me gjithë problematikat që ka në Shqipërinë ku ne jetojmë. Shoh qeverinë që është e shqetësuar, shoh që sot nuk kemi asnjë nga ata ministra që nisën punë në 2013, shoh minsitra që shpenzojnë më shumë kohë në SPAK se në zyrat e tyre. Jam e sigurt që e shqetësojnë qeverinë, jam e sigurt që e shqetësojnë me njollën që i kanë vënë, Erion Veliajt, ish-zëvendëskryeministrit, të paktën 8 ministrave, 6 kryetarëve të bashkisë. Sigurisht që jam e sigurt, që kjo njollë megjithëse proceset ligjore mund të përfundojnë, atë përgjegjësinë morale dhe etike s’ka për ta hequr kurrë.

Borakaj: Kryeministri Edi Rama, në këndvështrimin tuaj, ka vetëm përgjegjësi morale apo edhe ligjore për çështjen e inceneratorit?

Tabaku: Unë besoj që një drejtues në momentin që merr vesh që diçka ka ndodhur duhet me patjetër të marrë masa. Nuk duhet të mbrosh në verbëri këdo. Jam e sigurt që një proces ligjor do të ecë, por nga ana tjetër ne duhet të ndjekim dhe një proces moral e etik. Unë jam e sigurt që në këto vite të gjata, ku është sulmuar kushdo që ka denoncuar një aferë, duhet t’i kishin bërë pyetjen vetes “a po i bëjmë avokatinë politike dhe publike kriminelëve që sot janë në kërkim. A po i bëjmë avokatinë politike dhe publike atyre që janë të korruptuar”? Dhe kjo gjë duhet të kishte ndodhur në këto 10 vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *