“Korrupsioni, luftë apo fushatë”, kjo ishte tema e “Quo Vadis” këtë të mërkurë në Vizion Plus, të moderuar nga Pranvera Borakaj.

I ftuar në studio avokati Redon Meksi, ka komentuar situatën aktuale të politikës përballë drejtësisë.

I pyetur mbi masën e dhënë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe a rrezikon ai të humbasë mandatin, Meksi tha se poo, duke ngritur disa pikëpyetje në lidhje me këshillat që i kanë dhënë avokatët.

Sipas Meksit Berisha duhet të kishte qëndruar që në fillim si lider, ose të zbatonte vendimin e gjykatës që në fillim, ose t’i qëndronte deri në fund mosbindjes civile.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Nëse Berisha nuk do të paraqitet për 6 muaj në Kuvend rrezikon të humbasë mandatin?

Meksi: Po patjetër. Por ajo që dua të them është se nuk më pëlqen që njëherë nuk e zbaton vendimin e gjykatës, pastaj kur e fusin arrest shtëpie thotë mirë, po rri këtu. Ai duhet të kishte bërë liderin deri në fund, mos e zbatonte vendimin e gjykatës dhe le të vazhdonte deri sa ta fusnin në burg. Në fund fare këtë bën lideri apo jo. Por nuk di edhe se çfarë e kanë këshilluar avokatët e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *