Subscribe

Kreu i qeverisë, Edi Rama ndodhet në Aachen, Gjermani ditën e sotme. Ai po merr pjesë në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”në Charlemagne Prize on Europe. Kreu i qeverisë me batuta tha se gjermanët na kanë një borxh të madh, pasi një shtetas gjerman i ka vendosur emrin rajonit tonë, Ballkanit.

Rama: Gjermanët na kanë një borxh të madh. Emri Ballkan është vendosur nga një gjerman jo fort i mençur i cili vizitoi rajonin tonë. Gjatë gjithë kohës pyeste ku jeni dhe turku që e shoqëronte i thoshte “Ballkan, Ballkan” që në fakt do të thotë male dhe ai i vuri emrin Ballkan. Kështu që kur të dëgjojnë për Ballkanin dhe të mos ndihen mirë gjermanët duhet të thonë” po ne e bëmë të parët”. Së dyti është një histori e ndërlikuar, por unë jam shumë optimist. Nëse flasim për Shqipërinë sot unë jam i befasuar. Shqipëria gjendet në shtypin gjerman vetëm për arsye pozitive. Gjermanët e pranojnë se nuk kanë qenë shumë të ndërgjegjësuar që Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe duhet vizituar.

Lexo edhe :

Related Posts

Një nga të pranishmit në sallë i tha kreut të qeverisë se kishte mbetur vetëm një pyetje për tu bërë sipas protokollit, por Rama shkaktoi të qeshura me përgjigjen e tij.

Rama: Kur fton dikë nga Ballkani harroje protokollin gjerman./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *