E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm në një restorant turk në Londër, 4 të plagosur

Katër persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën të mërkurën mbrëma gjatë një sulmi në një restorant turk në lindje të Londrës.

Fëmija ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa nuk dihet gjendja e pjesës tjetër të të plagosurve. Fëmija dhe dy nga të rriturit e plagosur janë anëtarë të së njëjtës familje.

Dëshmitarët okularë treguan se si klientët e restorantit Evin duhej të futeshin  nën tavolina dhe pas karrigeve për të shmangur sulmin.

Mbetet e paqartë nëse të plagosurit kanë qenë klientë të lokalit apo kanë qenë jashtë dyqanit në kohën e gabuar. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë