E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Një hap i ri drejt paqes në Ukrainë, Putin pranon pjesëmarrjen e Evropës në negociata

Pas takimit në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, ka bërë të ditur se përfaqësuesit evropianë do të përfshihen në raundin e ardhshëm të negociatave për paqen në Ukrainë.

Witkoff e cilësoi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm në procesin diplomatik, duke theksuar se vendet evropiane janë partnere të Shteteve të Bashkuara dhe duhet të jenë pjesë e diskutimeve për të ardhmen e Ukrainës.

“Evropianët do të bashkohen në takimin e ardhshëm, të cilin e konsiderojmë si një moment shumë të rëndësishëm, sepse ata janë partnerët tanë dhe është e rëndësishme për ne që të marrin pjesë”, deklaroi Witkoff, pas takimit në Kremlin.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.