Unteligjenca ushtarake e Ukrainës (DIU) ka konfirmuar shkatërrimin e dy anijeve luftarake ruse në Krimenë e pushtuar.

Njësiti special Group 13 i inteligjencës ushtarake ukrainase, përdori dronët ujorë Magura V5 për të shkatërruar anijet ruse në Krime gjatë mëngjesit të 30 majit.

Në përpjekje për të parandaluar sulmin, rusët ngritën në qiell aeroplanët Su-27/30/35 dhe MiG-29, Be-12, An-26 si dhe helikopterët Ka-27/29 dhe Mi-8, por pa ndonjë sukses.

Nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës u bë e ditur se dronët ujorë Magura 5, sulmuan anijet në afërsi të fshatit Chornomorsk të qarkut Yevpatoriia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *