E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Silvinjo nuk e grumbulloi në kombëtare, vjen reagimi i Myrto Uzunit

Lista e publikuar dy ditë më parë nga Silvinjo me emrat e lojtarëve që do të shkojnë në Gjermani për të marrë pjesë në finalet e kampionati Europian, zhgënjeu jo pak sportdashës pasi në të nuk ndodheshin emrat e Sokol Cikalleshit dhe Myrto Uzunit.

Ky i fundit ka bërë një kampionat të mirë në Spanjë në aspektin personal duke shënuar 11 gola, por pa mundur të shpëtojë skuadrën nga rënia nga kategoria.

Reklamë

Sa i përket këtyre mungesave Sivlinjo tha se ka grumbulluar vetëm ata futbollistë që janë në 100% të formës së tyre.

Pas publikimit të listës i pari që reagoi ishte Sokol Cikalleshi i cili njoftoi edhe tërheqjen nga kombëtarja, ndërsa sot ka ardhur dhe reagimi i Myyrto Uzunit.

Sulmuesi i Granadas ka hedhur një foto nga stadiumi ku nisi karrierën e tij nga ai i Tomorrit të Beratit.


Uzuni duket në superformë, ndërsa vijon stërvitjen individuale për të qenë gati për sezonin e ardhshëm.

Por kjo foto mund të cilësohet edhe si një përgjigje ndaj Silvinjos, për të treguar se beratasi është në 100% të formës së tij, dhe arsyet e mosgrumbullimit mund të jenë të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë