Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar emrat dhe fotot e personave që dhunuan këtë të mërkurë avokatin Sokol Mëngjesi.

Të katërt personat janë identifikuar nga policia dhe ata janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija dhe Dorian Alia.

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, është sulmuar me mjete të forta, pasi ka lënë vajzën në kopësht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Aktualisht gjendja e tij është përkeqësuar dhe ndodhet në intubim në spitalin e Traumës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *