Aksidentohet 31-vjeçari egjiptian në Terminalin e Sarandës

Një tjetër aksident është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të Terminalit të autobusëve në Sarandë.
Automjeti me targë mjeti me targ AB139YP me drejtues shtetasin Xhuljano Isufi në momentin që ishte duke hyrë për në qytet, tek Terminali ka përplasur një këmbësor që ishte duke kaluar nga njeri krah i rrugës për në krahun tjetër, me drejtim Terminalin.
Mësohet se është përplasur nga mjeti dhe ka rënë në tokë. Në moment është ndihmuar nga qytetarët që ndodheshin në Terminal.
Në vendngjarje shkuan sherbimet e qarkullimit rrugor, si dhe ambulanca.
Sipas informacionit nga qarkullimi rrugor i dëmtuari është identifikuar. Ai është Hysen Riad 31 vjeç me origjinë egjyptiane, i cili gjendet nën kujdesin e mjekëve në urgjencën e spitalit, ku konfirmojnë se është jashtë rrezikut për jetën.




