Mediet greke kanë bërë publike fotot e katër anëtarëve të organizatës kriminale që trafikonte drogë për të mitur në Patra dhe u çmontua më 26 prill.

Mes të arrestuarve është edhe një i ri shqiptar.

Arbër Rexha

Sipas protothema.gr, bëhet fjalë për shtetasit Angelos Gotsoulias, 21 vjeç, Arbër Rexha me origjinë shqiptare, 23 vjeç, Dimitrios Lazaris 20 vjeç dhe Ioanni-Panagiotis Bouzinekis, 20 vjeç.

Ioanni-Panagiotis Bouzinekis

Gjithashtu janë arrestuar katër të mitur, 15, 15 dhe dy 17-vjeçarë.

Organizata kriminale dyshohet se ka kryer të paktën 65 shitje kanabisi, kokainë dhe MDMA në dy muajt e fundit në Patra.

Angelos Gotsoulias

Dymbëdhjetë anëtarë të saj janë akuzuar për themelimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës te të miturit, dhunë ndaj punonjësve dhe shkelje të ligjeve për armët.

Dimitrios Lazaris

Gjashtë prindër të të miturve janë akuzuar për veprën penale të moskujdesit ndaj një të mituri, ndërsa akuzohet edhe një gjimnazist që merrte drogë nga organizata kriminale./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *