Subscribe

Kryeministri i vendit Edi Rama, në një mbledhje të jashtëzakonshme me kabinetin qeveritar ditën e djeshme prezantoi një nismë për të krijuar mekanizma të reja në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit për shqipërinë e vitit 2030 në Bashkimin Evropian.

Kryetaja e Komisionit të Integrimit, Joria Tabaku, e ftuar në “Quo Vadis” me moderatoren Pranvera Borakaj, tha se me deklaratën e tij, Edi Rama pranoi se korrupsioni është endemik, fakt që është denoncuar vazhdimisht nga opozita.

Lexo edhe :

Related Posts

Tabaku: Unë kam kërkuar me kohë që lufta ndaj korrupsionit të konsiderohet si prioritet kombëtar. Këtu e dy vite më parë, pasi përfundova Komisionin Hetimor të inceneratorëve dorëzova një paketë ligjore, që është pak a shumë kjo që po kërkon të bëjë qeveria. Kam insistuar në vijimësi sa herë që ka dalë një raport ndërkombëtar, që korrupsioni është endemik, që korrupsioni tashmë është i shtrirë në çdo qelizë, në pushtet lokal dhe qendror. Çdo herë që e kam bërë këtë diskutim jam sulmuar, jam quajtur prokurore, jam quajtur nga kolegët socialistë me çdolloj epiteti. Lajmi i mirë është që dje më në fund u pranua nga qeveria që korrupsioni është endemik.

Të gjithë ne që kemi folur për korrupsionin, që kemi thënë se ai ekziston, se qeveria nuk po e lufton dhe që sot megjithëse ekziston një sistem drejtësie që po bën përpjekjet e veta, ne kemi një sistem tjetër paralel, që është kultura, sistemi i ngritur në administratën publike dhe jo vetëm, që jo vetëm nuk e lufton, nuk e parandalon por e ka stimuluar dhe e ka nxitur. Korrupsioni është në thelb edhe të shumë problemeve të tjera. Qeveria u dorëzua që korrupsioni është një kulturë që është ngritur në sistem, që është në administratë, që nuk kanë çfarë t’i bëjnë sepse ky ishte pak a shumë, një dorëzim që ekziston.

A ka moralin qeveria ta luftojë këtë ndërkohë që ka qenë një nga promotorët që e ka ngritur këtë sistem? A ka qeveria të gjithë mekanizmat për ta luftuar? A ka drejtori kontrolli financiar, auditi financiar të cilët normalisht duhet ta kishin bërë punën e tyre në vite. Duhet të kishin ngritur një bazë për hetime proaktive për t’i çuar ato përpara drejtësisë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *