E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 40 minuta më parë
Video · Vendi

“Korrupsioni është rritur”, Eksperti bën deklaratën e fortë: Do ketë arrestime të tjera, pavarësisht ngjyrës së flamurit

“Do të ketë arrestime të reja, paravrësisht ngjyrës së flamurit”. Kjo ka qenë deklarata e fortë nga eksperti i sigurisë Fation Softa në studion e Quo Vadis në Vizion Plus.

Teksa foli për korrupsionin, Softa tha se sa herë që ka kontrolle në institucionet shtetërore janë gjetur shkelje dhe se korrupsioni në institucionet shtetërore është rritur.

“Fjalimi i Ramës ishte më i gjati dhe përballë të vetëve ishte se pranoi korrupsioni. Ajo që nuk u kuptua ishe se në cilat fusha ka korrupsion, në shëndetësi, arsim? Korrupsioni duket sikur është individ. Korrupsioni matet dhe kontrollohet e fillojnë përgjegjësitë. Deklarata e Dumanit që thotë kanë rënë me 40% ankesat për institucionet shtetërore. Fakti që prokurori thotë që ka rënë numri i referimeve, nga Rama u interpretua si rënie korrupsioni. Sa herë po kontrollohen po gjejnë dhe pritet të ketë arrestime të tjera, pavarësisht nga ngjyra e flamurit”, tha Softa./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë