Ish kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj ka folur për deklaratat e kryeministri Edi Rama për luftën ndaj korrupsionit dhe hapat që janë marrë deri më tani.

Imeraj, në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakajn deklaroi se përveç vullnetit për këtë luftë, të ketë edhe mekanizma të duhur për t’i shkuar deri në fund dhe të mos ngrihen komisione mbi komisione.

“E rëndësishme është që jo vetëm të jetë vullneti por edhe gjetja e mekanizmave të duhur dhe të mos krijohen komisione mbi komisione. Nëse janë renditur arsye që kanë çuar në dakordësi për të krijuar një komision, nuk shoh ndodnjë gjë të çuditshme. Por mos nxitohen që të mos krijohet një komision defiçitar”, tha Imeraj.

Ish kryeprokurorja e Tiranës më tej shtoi se zyratarët duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet që bëjnë, por edhe para shqiptarëve që u kanë dhënë votën.

Nuk janë në hapat e mëdhenj se si të krijojmë mekanizma për të luftuar korrupsionin. Duhet të bëhet një analizë, të nxirren fajtorët. Kreu i SPAK kur ka mbajtur fjalën e vet, i është referuar ndjekjeve penale. Por prokuroria nuk është institucion pritës, por të bëjë ndjekje penale. Janë 8 vite reforma, konsum, kosto ekonomike. Po të analizojmë se sa shumë janë harxhuar për drejtësinë që duhet të hetojë korrupsionin të duket e çuditshme. Në 2030 do themi kemi nevojë për një reformë mbi reformën. Të gjithë zyrtarët duhet të kenë përgjegjësi për atë që bëjnë dhe përballë qytetarëve”, tha Imeraj./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *