Subscribe

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Apelit te Shkodrës, Besa Nikëhasani.

 

Vendim i cili me ironi u shoqërua me duartrokitje nga prokurorja.

 

Kandidatja për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Besa Nikëhasani, tha se ka deklaruar gjithçka sipas ligjit e për këtë u betua.

 

Duke e vlerësuar të padrejtë vendimin e Komisionit, Nikëhasani tha se do e apelojë atë.

 

Për të mbërritur në këtë vendim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi një hetim administrativ, sipas të cilit Nikëhasani nuk justifikon pasurinë që konsiston në dy apartamente, dy garazhe dhe një automjet. Ndërkohë që Inspektorati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, ishte shprehur më herët se deklarimet e prokurores ishin të sakta dhe se ajo nuk e ka fshehur pasurinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *