Ylli Zalla është arrestuar nga policia.
Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Brendshme, përmes një njoftimi.
Lexo edhe :
Related Posts
“Përgëzime Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.
Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Shtetit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
Mbrëmjen e të shtunës në një automjet që ndodhej para shtëpisë së Ylli Zallës u vendos tritol. Policia u njoftua mëngjesin e të dielës nga bashkëshortja e tij që ndodhet në Itali.
Alibia e policisë ka qenë se tritoli mund të jetë vendosur nga vetë Zalla, me pretendimin se i kërcënohej jeta dhe të kërkonte azil në një shtet europian.
Por kush është Ylli Zalla?
Ylli Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas. Zalla dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin e nëntorit 2025 ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, akuza të cilat nuk u zbardhën asnjëherë.
Më 20 shkurt të këtij viti, policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zall që dyshohet se i përkisnin 49-vjeçarit
Ndërkohë 12 vjet më parë, Ylli Zalla është arrestuar për prodhim të bombave artizanale dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad. Vite më parë ai kishte kërcënuar me jetë edhe pronarin e një kompanie çimentoje në Fushë Krujë.









