Favoriti kryesosor për topin e artë, njëkohësisht kampion bote më Spanjën, Rodri, është një hap larg transferimit te Barcelona. Klubi katalanas ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e mesfushorit spanjoll, në një prej lëvizjeve më të bujshme të merkatos së kësaj vere.
Barcelona ka arritur marrëveshje për një shumë prej rreth 60 milionë euro, ndërsa me bonuset shifra mund të shkojë deri në rreth 76.5 milionë. Rodri pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare me klubin katalanas.
30-vjeçari rikthehet kështu në Spanjë pas shtatë sezonesh me Manchester Cityn, ku u shndërrua në një prej mesfushorëve më të rëndësishëm në botë. Me fanellën e Cityt, Rodri zhvilloi 298 ndeshje dhe fitoi 12 trofe madhorë, mes tyre katër tituj të Premier League dhe Champions League në vitin 2023, ku shënoi edhe golin e fitores në finale.
Transferimi vjen pasi Barcelona e rriti gradualisht ofertën për spanjollin. Oferta e parë ishte rreth 45 milionë euro, ndërsa më pas katalanasit paraqitën një propozim prej rreth 60 milionë eurosh, i cili më në fund u pranua nga Manchester City.
Me këtë transferim, Barcelona siguron një prej mesfushorëve më të kompletuar të futbollit europian dhe një lojtar që njeh shumë mirë filozofinë e futbollit spanjoll. Rodri është gjithashtu fitues i Topit të Artë të vitit 2024 dhe kapiten i kombëtares së Spanjës, me të cilën fitoi Kupën e Botës.





