Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Takimi me Nancy VanHorn, Bardhi zbardh detajet, çfarë u...

Si po i ndihmon Al-Kaida sulmet e militantëve në...

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së takohet...

Gogu: Një shtet teknologjikisht më i zgjuar nuk duhet...

Prokuroria: Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar...

Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë...

Bombardim me 35 gjuajtje në portë! Dominimi i frikshëm...

Reforma territoriale, Komisioni Europian për Vizion Plus: S’është kusht...

Operacion antidrogë në Kolonjë, arrestohet çifti i bashkëshortëve, kishin...

Trump: 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan,...

Zjarr pranë puseve të naftës në Drenovë, ndërhyrja e zjarrfikësve neutralizon flakët

17 Gusht 14:30

Një vatër zjarri u aktivizua mesditën e sotme në Drenovë të Mallakastrës, pranë puseve të naftës dhe një nënstacioni elektrik.

Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve. Nuk raportohet për dëme të tjera.

Ndërkohë, ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 14:00, datë 17 gusht 2026, në territorin e vendit janë regjistruar 12 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim.

Në operacionet e shuarjes janë angazhuar 467 forca operacionale dhe 34 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 120 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi:

Mali i Dajtit, Tiranë – vijon puna e forcave operacionale, të mbështetura nga 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Vakumone, situata është nën kontroll dhe zjarri i izoluar, ndërsa Priska vijon në monitorim.

Gurë-Lurë, Dibër – vijon angazhimi i fuqishëm me 180 forca bashkiake, 15 forca policore, 30 efektivë të FA dhe 2 avionë Air Tractor. Korridoret e hapura kanë penguar përhapjen drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Qafë Helmës – zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe vijon vetëm drejt Selishtës, pa rrezik për zonat e banuara. Në Bruç, Mat, operacioni vijon në terren të vështirë, gjithashtu pa rrezik për banesa.

Lufaj, Mirditë – vijon puna e strukturave në terren. 2 mjete zjarrfikëse të FA me 9 efektivë janë pozicionuar pranë banesave në lagjen Caraj për gatishmëri, ndërsa aktualisht vatra nuk paraqet rrezik për banesat.

Fushë-Lajë, Pukë – operacioni vijon me 2 automjete zjarrfikëse, 9 efektivë MZSH, 7 forca pyjore, 46 forca bashkiake, 16 vullnetarë dhe 40 efektivë të FA. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Situata paraqitet në përmirësim në disa prej vatrave, ndërsa kapacitetet tokësore dhe ajrore vijojnë të jenë të përqendruara në zonat aktive.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
zjarr

Nga e njëjta kategori

Takimi me Nancy VanHorn, Bardhi zbardh detajet, çfarë u diskutua me të ngarkuarën me punë të SHBA në Tiranë

më shumë...

Bllokohet “Rolls-Royce” në Lezhë, nis hetimi pasuror për pronarin që jeton në Britani

më shumë...

Si po i ndihmon Al-Kaida sulmet e militantëve në Pakistan

më shumë...

Tensionet në protestën e djeshme, 1 i arrestuar dhe 15 nën hetim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:29

Takimi me Nancy VanHorn, Bardhi zbardh detajet,...

12:07

Bllokohet “Rolls-Royce” në Lezhë, nis hetimi pasuror...

12:02

Si po i ndihmon Al-Kaida sulmet e...

11:58

Tensionet në protestën e djeshme, 1 i...

11:36

Ngërçi me pagat, 20 gjyqtarë e drejtues...

11:31

Zjarri në malin e Cerujës në Klos,...

11:27

Kapen dy autobusë me mish e peshk...

11:16

E ngarkuara me punë e Ambasadës së...

11:15

Ngërçi i pagave, gjykatat në “bojkot”! Durrësi,...

11:09

Gogu: Një shtet teknologjikisht më i zgjuar...

10:55

Emra modernë dhe unikë për vogëlushin ose...

10:53

Prokuroria: Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor...

10:43

Kush është “gruaja e bletëve”, që u...

10:38

Sadushi: Pavarësia e gjyqësorit nuk negociohet, zhbllokoni...

10:33

Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton...

10:25

Mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve për pagat,...

10:09

Bombardim me 35 gjuajtje në portë! Dominimi...

10:08

Reforma territoriale, Komisioni Europian për Vizion Plus:...

10:05

Shpërthimi në karburantin “Eida” ende pa version...

10:01

Operacion antidrogë në Kolonjë, arrestohet çifti i...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.