Më shumë turistë të huaj erdhën në Shqipëri gjatë qershorit.
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë këtij muaji numri i të huajve u rrit me 20% në raport me qershorin e vitit të shkuar.
INSTAT raporton se 15% e vizitoreve qe u akomoduan në Shqipëri erdhën nga Kosova, duke zënë kështu vendin e parë. Në vendin e dytë renditet Italia me 14%, ndërsa Polonia zë 13% të totalit.
Veç fluksit të turistëve, të dhënat tregojnë se ata po qëndrojnë edhe më shumë net në Shqipëri, ku net-qëndrimet e vizitorëve jo-rezidentë u rritën me 9,2% për qershorin.





