E martë, 20 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedi në Etna, turisti amerikan humb jetën pasi u godit nga rrufeja

Një turist 30-vjeçar amerikan humbi jetën tragjikisht ndërsa ngjitej në malin Etna, në Siçili. I riu u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej në një zonë të ndaluar të vullkanit.

Sipas mediave italiane, 30-vjeçari ishte nisur me synimin për t’iu afruar sa më shumë majës së Etnës. Gjatë ngjitjes, ai kishte hyrë në një zonë ku hyrja është e ndaluar për shkak të rrezikut.

Reklamë

Alarmi për shpëtimin e tij u dha pak para orës 20:00 të së dielës, ndërsa në operacion u angazhua edhe një helikopter i Shërbimit Zjarrfikës italian.

Ekipet e shpëtimit e gjetën 30-vjeçarin në gjendje tejet të rëndë dhe e transportuan me urgjencë drejt spitalit Cannizzaro në Katania.

Turisti mbërriti në urgjencë në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, ai nuk mundi të mbijetonte.

Vazhdo të lexosh

Reklamë