E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e martë

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë kthjellimet në pjesën e parë të ditës.

Vranësirat prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në të gjithë territorin.

Reklamë

Në zonën e veriut reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe në mënyrë të izoluar breshër.

Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 36 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 15 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 4-7 m/s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë