Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 August 2026
Vizion fokus

 “Shqipëria, në duart e krimit”, Berisha: Shteti mbron bandat....

Kushner takohet me Netanyahun, në fokus plani amerikan për...

Rodri një hap larg Barcelonës, katalansit arrijnë marrëveshjen për...

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, Karakaçi: Rrethrrotullim tek mbikalimi i...

Tragjedi në Turqi/ U nisën për fejesë, minibusi me...

Tragjedi në Etna, turisti amerikan humb jetën pasi u...

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 15 persona...

Policia ngre njësi të posaçme për krimet mjedisore, Lamallari:...

“Nuk meritojnë të jetojnë”, ministri izraelit kërkon vrasjen e...

“E lidhën dhe i bënë injeksione antipsikotike”, makthi 18-ditor...

Gurëzeza në Fier e harruar, banorët ankohen për rrugën: Në 2026 kalohet vetëm me gomar

17 Gusht 12:35

Segmenti rrugor rreth 4 kilometra që të çon drejt pikës turistike dhe historike të Gurëzezës, në Cakran të Fierit, është tërësisht i amortizuar dhe prej 17 vitesh nuk ka njohur asnjë investim.

Gjendja e rrugës është kthyer në një shqetësim të madh për banorët e zonës, por edhe për vizitorët që duan të shkojnë drejt një prej pikave me vlera historike dhe turistike të kësaj zone.

Sipas banorëve, përveç vendbanimit të lashtë ilir të Gurëzezës, kjo rrugë të çon edhe drejt Teqesë 400-vjeçare të Baba Refatit.

Shehu i teqesë, Pëllumb Sulaj, thotë se amortizimi i rrugës ka sjellë një rënie të ndjeshme të numrit të vizitorëve dhe besimtarëve, duke ndikuar edhe në zbehjen e festimeve tradicionale, krahas shpopullimit të zonës.

“Kjo rrugë është bërë që në 2009, është një problem i madh për turizmin dhe për besimtarët. Këtë vit 2 turistë kam parë. Vitet e tjera kanë ardhur me motora, me vështirësi. Besimtarët janë reduktuar për shkak të rrugës. Kemi pasur një takim me zotin kryetar dhe na kanë premtuar se do ta rregullojnë, por e njëjta gjë është”, thotë  Pëllumb Sulaj, shehu i teqesë.

Për banorët e Cakranit, amortizimi i këtij segmenti rrugor është kthyer në një problem të përditshëm. Ata thonë se rruga u shërben për të shkuar në tokat e tyre bujqësore, por edhe në varrezat e fshatit, ku, mes vështirësive të shumta, përcjellin të afërmit e tyre për në banesën e fundit.

Banorët pohojnë se këtë vit edhe turistët e kanë braktisur thuajse tërësisht zonën, pasi shumë prej tyre heqin dorë nga vizita për shkak të gjendjes së rënduar të rrugës.

“Ne e kemi shumë të nevojshme rrugën. Rruga duhet, është shumë e nevojshme për Gurëzezën. Ka më shumë se 17 vite në këtë gjendje. Këtu ka pasur dhe turistë, por nuk ngjiten dot në këmbë ose me motor. Prandaj i lutem të na i bëjnë rrugën. Ka pasur raste që turistët janë kthyer nga rruga sepse nuk shkonin dot. Gjatë dimrit është shumë e vështirë, vetëm me gomar”, thotë një banor.

“Rruga aty ka qenë rrugë këmbësore me kafshë. Në 2026 akoma kalojmë me kafshë. Bashkisë ne i japim taksa të papara edhe atje akoma arrin të shkosh me kafshë. Në Gurëzezë. Këtu vijnë turistë që duan të shkojnë në Gurëzezë dhe nuk ngjiten dot”, thotë një banor tjetër.

Përballë kësaj situate, banorët thonë se ndër vite janë ankuar si në njësinë administrative, ashtu edhe në Bashkinë Fier, por situata vijon të mbetet e pandryshuar.

Ata bëjnë apel për sistemimin dhe rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor, i cili, sipas tyre, po penalizon ndjeshëm jo vetëm jetën e përditshme të banorëve, por edhe zhvillimin e turizmit në zonë.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Darëzezë fier rruge

Nga e njëjta kategori

“Është rritur numri i turistëve”, INSTAT: Në qershor dominuan italianët dhe polakët

më shumë...

Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin e ri të Shërbimit Zjarrfikës

më shumë...

4 shenjat e horoskopit që do të “pasurohen” deri më 10 shtator, universi u sjell para

më shumë...

42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqethës i të bijës: Mami, kisha ende nevojë për ty

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:55

“Është rritur numri i turistëve”, INSTAT: Në...

3:40

Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton...

3:32

4 shenjat e horoskopit që do të...

3:14

42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën,...

3:00

 “Shqipëria, në duart e krimit”, Berisha: Shteti...

2:58

Kushner takohet me Netanyahun, në fokus plani...

2:57

Makina dhe fadroma përmbysen në mes të...

2:43

Rodri një hap larg Barcelonës, katalansit arrijnë...

2:35

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, Karakaçi: Rrethrrotullim tek...

2:30

Zjarr pranë puseve të naftës në Drenovë,...

2:27

Dy shenjat e zodiakut që marrin gjithmonë...

2:19

Lejlekët ndërtojnë fole mbi shtyllat e tensionit...

2:10

Tragjedi në Turqi/ U nisën për fejesë,...

1:59

“Gjurmimi”, pas një jave hetime, policia arreston...

1:36

Tragjedi në Etna, turisti amerikan humb jetën...

1:35

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës,...

1:32

Policia ngre njësi të posaçme për krimet...

1:09

“Nuk meritojnë të jetojnë”, ministri izraelit kërkon...

12:40

“E lidhën dhe i bënë injeksione antipsikotike”,...

12:35

U përplas nga makina në Durrës, ndërron...

Më të klikuarat

  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Ministri Lamallari thërret me urgjencë drejtuesit vendorë të...
  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • I dyshuar për atentatin ku u ekzekutuan Dani dhe Shaljani, k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.