Një ditë pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, kryetari i PD Sali Berisha falenderoi administratën e Presidentit Trump që korrigjoi sipas tij një padrejtësi të administratës së mëparshme. Në një konferencë me gazetarët Berisha sqaroi se sanksionet ndaj tij janë hequr
“Departamenti i Shtetit ka dhënë përgjigjen më të qartë se nuk është në listë, është hequr nga lista e atyre që nuk mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, ai dhe familjarët e tij. Familjarët e tij. Dhe persona të tjerë që s’kanë lidhje me mua. Tani, edhe dje jua theksova. Sali Berisha s’ka qenë kurrë non-grata. Shpallja non-grata bazohet në Konventën e Vjenës. Kurse dizenjimi për mos-hyrje në territorin e Shteteve të Bashkuara ka në bazë një ligj të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, pra është ligj i brendshëm”, tha Berisha.
Berisha theksoi se saksionet jane hequr edhe ndaj familjes së tij.
“Departamenti i Shtetit deklaroi: se Sali Berisha mund të hyjë në Shtetet e Bashkuara, dhe ky vendim është marrë për interesat e Shteteve të Bashkuara. Pikë. Së dyti, ky vendim nuk është vetëm për personin, por është dhe për familjen e tij. Çdo interpretim tjetër është i atyre që kërkojnë të ushqehen me mashtrimet e veta. Nuk kam bërë asnjë lloj kërkese, për asnjë lloj rrethane shëndetësore apo tjetër, siç duan të mashtrojnë ata që ushqehen me gënjeshtrat e tyre”, tha Berisha.
Nga ana tjetër gjatë komunikimit me gazetarët Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se por përdor ditën e krijimit të PS si anti-mitingje kundër protestës qytetare
“Është e pafalshme, e papranueshme përpjekja e tij për të sfumuar uraganin e fuqishëm me antimitingje anakronike, gjoja po festoj 85-vjetorin e partisë së krimit. Është cinike, është poshtëruese dhe fyese për çdo shqiptar t’i kundërvihesh protestës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë me takimin e zgërbonjave të krimit të PS, takime që ngjasojnë nga alfa tek omega me takimet e mafies”, tha kreu i PD.
Berisha përsëriti se PD mbështet kërkesat protestën e qytetarëve që vazhdon prej pothuaj 2 dy javësh.





