Temperaturat e larta, ekspozimi në diell si dhe frekuentimi i pishinave e plazheve gjatë periudhës së verës janë shoqëruar me një numër të lartë infeksionesh te fëmijët.
“Në urgjencën pediatrike në këtë periudhë rastet që predominojnë janë rastet me infeksione gastrointenstinale kryesisht virale por edhe bakteriale. Duke qenë se është një periudhë që fëmijët frekuentojnë pishinat dhe ekspozimin në diell në urgjencë paraqiten edhe raste me infeksione urinare, me infeksione të lëkurës dhe të veshit”, tha Anisa Potka, mjeke pediatre, QSUT
Mjekja pediatre rendit disa nga simptomat me te zakonshme ndërsa këshillon prindërit të tregojnë kujdes të shtuar si dhe të konsultohen me mjekun e familjes.
“Shoqërohen me shenja të dehidrimit, me të vjella, me diarre, me temperaturë të lartë dhe dhimbje barku shpeshherë me dhimbje koke por edhe me përgjumje të cilat është shumë e rëndësishme të trajtohen në urgjencë dhe të marin mjekimin e duhur. Do këshilloja pirndërit të paraqiten tek mjeku i familjes që të marrin shërbimin parësor. Nëse rasti rëndohet dhe ka nevojë për trajtimin më të specialiuar unë do rekomandoija që të paraqiten në urgjencë”, shtoi Potka.
Gjithashtu nuk kanë munguar rastet e picikimeve nga insektete apo dhe rastet e helimemve nga ushqimet.





