Prokuroria e Përgjithshme ruse bën thirrje që “Meta”, kompania që zotëron Facebook dhe Instagram, të njihet si një organizatë ekstremiste.

 

Kjo është raportuar nga Tass, Agjencia Ruse e lajmeve, duke cituar një deklaratë nga Zyra e Prokurorit.

 

Vendimi vjen pasi Facebook dhe Instagram vendosën të heqin censurën e postimeve kundër Rusisë.

 

“Ajo që po bën “Meta” quhet “nxitje e urrejtjes racore”, e cila në legjislacionin rus kualifikohet si ekstremizëm,” tha zëvendëskryetari i Komitetit Rus për Teknologjitë dhe Komunikimet, Anton Gorelkin.

 

“Meta” është kompania e Zuckerberg I cili ka në pronësi disa rrjete sociale dhe aplikacione si Facebook, Instagram dhe Whatsapp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *