Subscribe

Këndo Këngën Time, spektakli i vërtetë i muzikës shqiptare uli siparin e tij në Vizion Plus, në një mbrëmje ku si protagonistë pati pikërisht zërat e rinj të muzikës shqip.

 

8 këngëtarët që performuan përgjatë 12 javëve treguan emocionet e tyre dhe sfidat me të cilat u përballën në këtë rrugëtim në Këndo Këngën Time në Vizion Plus. Ata risollën edhe disa prej interpretimeve më të përzgjedhura.

 

Këndo Këngën Time, në natën e fundit për këtë sezon, nuk ishte vetëm në nota, por në hapësirën midis këngëve.

 

Një format muzikor që për 12 javë i përfshiu të gjithë, duke risjellë në memorie, këngë që kanë bërë historinë e muzikës shqip së bashku me protagonistët e tyre.

 

Aurela Gaçe, Aleksandër Gjoka, Irma Libohova, Ledina Çelo, lton Deda, Rovena Dilo, Redon Makashi, Eranda Libohova, Manjola Nallbani,Grupi Fisniket, Vëllezërit Korçar ishin disa nga emrat e njohur të muzikës që rrëfyen përgjatë 11 javëve në Këndo Këngën Time historitë dhe detajet e panjohura më parë nga jeta e gjatë artistike.

 

Vlerat e padiskutueshme të muzikës shqiptare u sollën përgjatë 12 javëve në Këndo Këngën Time, duke e ndarë çdo të enjte në Vizion Plus me një numër rekord teleshikuesish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *