Një zjarr i përmasave të konsiderueshme vijon të përhapet në qytetin e Vlorës, ndërsa banorë dhe pushues janë bashkuar me forcat zjarrfikëse në përpjekje për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Zjarri është favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë, duke detyruar shërbimin zjarrfikës të angazhojë të gjithë personelin në terren për të vënë nën kontroll situatën.
Flakët rrezikojnë të përfshijnë një sipërfaqe të madhe me pyje dhe bimësi, ndërsa ekziston shqetësimi se mund t’u afrohen edhe bizneseve dhe ambienteve të tjera pranë zonës.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat e tjera të emergjencës, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës së prekur dhe të respektojnë udhëzimet e forcave në terren, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve vijon.
/vizionplus.tv





