E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Trafik i rënduar drejt Shëngjinit, fluksi i pushuesve krijon radhë të gjata (VIDEO)

Edhe këtë të diel, qarkullimi në aksin Lezhë-Shëngjin dhe në rrugët hyrëse të qytetit është shoqëruar me trafik të rënduar, si pasojë e fluksit të lartë të automjeteve që i drejtohen bregdetit dhe atyre që vijnë nga Kosova.

Radhët e gjata të mjeteve kanë vështirësuar lëvizjen e drejtuesve të automjeteve, ndërsa pikat më problematike mbeten hyrja në Lezhë dhe aksi drejt Shëngjinit, ku gjatë fundjavave krijohen shpesh bllokime.

Reklamë

Sipas ekspertëve të transportit, një nga zgjidhjet më efektive për lehtësimin e këtij fluksi është ndërtimi i autostradës Milot-Balldren, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian.

Ky segment pritet të devijojë trafikun tranzit jashtë qytetit të Lezhës, duke ulur ndjeshëm ngarkesën në rrugët ekzistuese dhe duke përmirësuar qarkullimin, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë